Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Janar 2020, 10:10

9 kërcime pasionante që s'do t'i harrojmë kurrë, falë këtyre filmave

Ndonjëherë, mjafton vetëm një skenë e vetme, një çast për ta shtuar një film në listën e të preferuarëve. Filmat që do të gjeni më poshtë, kanë një të përbashkët: një skenë kërcimi me të cilën identifikohen. Ju, edhe mund të mos i keni parë të gjithë, por diku, jeni ndeshur me skënën më poshtë!

1.The Tango - "Scent of a Woman"

Një prej tangove më të famshme në historinë e filmave është kjo! Frank (Al Pacino) mëson zonjushën sharmante Donna (Gabrielle Anëar) si të kërcejë tango!

2. The Notebook

Kush nuk u frymëzua të paktën një herë nga kërcimi në rrugë i Allie & Noah-s dhe mendoi ta ribëjë skënën me dashurinë e jetës? 

3. "From Dusk till Dawn"- Snake Dance

Për rreth 5 minuta sytë tuaj s'do të shohin dot asgjë tjetër përveç trupit dhe lëvizjeve magjepsëse të Salma Hayek tek filmi i Quentin Tarantino. Momenti më kulminant është kur Hayek që ka gjithë sytë e lokalit mbi vete, i drejtohet Tarantino-s dhe i afron këmbën...

3. "Pulp Fiction"

Një tjetër film i Quentin Tarantino-s, ku Vincent Vega (John Travolta) dhe Wallace (Uma Thurman) kërcejnë tëis-in e famshëm, lëvizjet e së cilës s'u harruan kurrë.

4. "Dirty Dancing"-  Time of my Life

Ndalojmë tek një prej filmave më të dashur për shqiptarët. Përveç historisë së dashurisë, çfarë e bëri këtë film të hyjë njëherë e përgjithmonë në histori, ishte skena e këtij kërcimi. Pas tij me qindra çifte kanë zgjedhur të risjellin kërcimin e Johnny dhe Baby-it. Pastaj, mjafton të kujtoni emocionin që ju zgjohet papritur sa herë që në sfond dëgjoni "Time of my life".

5. "Shall We Dance"

Një tjetër tango filmash që s'do ta harrojmë kurrë është ajo e Jennifer Lopez dhe Richard Gere. Trupi i Jennifer, fustani, lëvizjet sensuale dhe shikimet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin e bëjnë kërcimin, të paharrueshëm.

6. "Singin' in the Rain"

Ky është filmi falë të cilit ne kemi "guxuar" të kërcejmë ndonjëherë në mes të shiut, me çadrën tonë dhe ndonjë shoqe që s'ka pranuar t'i bashkohet çmendurisë.

7. Step Up

Çunat & gocat e viteve 2000 kishin vetëm një ëndërr. Të kërcenin hip -hop si Channing Tatum dhe banda e tij tek "Step Up 1" & "Step Up 2".

8.Take the Lead 

Do thoni ju çfarë ka kjo tango më shumë se të tjerat për t'u mos harruar? Ka Antonio Banderas, shikimin dhe lëvizjet e adhurueshme që bën!

9. "Frida"

Kërcimi sensual mes Frida-s dhe Tinës, ndërkohë që Diego i sheh është një prej skenave më kulminante të filmit "Frida".