Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Janar 2020, 08:08

'E kishe të nevojshme t'i blije djalit kostum Gucci?' Chrissy Teigen jep një super përgjigje!

Chrissy Teigen njihet për marrëdhënien e paparë që ka me John Legend,

për mënyrën se si e prezanton mëmësinë përmes Instagram-it dhe sigurisht, për përgjigjet unike iu kthen njerëzve në rrjete sociale.

Pak orë më parë, ajo postoi në Instagram dhe Twitter një foto të djalit 20 muajsh, vogëlushit Miles.

Nga foto njerëzit mësuan se ai do shumë makinat, motrën e tij Luna-n dhe urren t'i presin thonjtë. Nuk është sekret që çifti i famshëm ka para, shumë para.Prandaj, s'është aspak surprizë veshja e bebushit, një kostum sportiv Gucci.

Njerëzit u morën thuajse me çdo detaj të asaj fotoje, duke filluar që nga ngjashmëria e frikshme që Miles ka me këngëtarin, e deri tek kostumi.

"A ishte e nevojshme për ty t'i blije djalit se s'bën një kostum Gucci?"- shkruan dikush në Twitter duke harruar që nëna e bebushit në foto është Chrissy dhe mund ta veshë si të dojë?!

Gjithsesi, Teigen ka mjaftueshëm eksperiencë për t'i dhënë përgjigjen e duhur.

"Po, shtrigë!"- shkruan Chrissy.

Qartë, shkurt dhe me gjithë arrogancën e nevojshme!