Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Janar 2020, 07:07

Lorik Cana, baba për herë të dytë: Vjen në jetë vajza!

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monique, janë bërë prindër për herë të dytë! Burime për Lajmi.net, bëjnë me dije se vogëlushja me emrin Enkelejda ka ardhur në jetë.

Vetë çifti nuk ka publikuar ende asnjë foto në rrjete sociale, por thuhet se pjestarja e re i është bashkuar familjes ditën e djeshme, (17 janar). Cana dhe Monique janë prindër të një djali 4 vjeç, të quajtur Boiken.

Emri i bebushes të porsalindur ishte vendosur nga prindërit që shumë përpara se të merrnin vesh lajmin e shtatzënisë dhe

Për futbollistin është shumë me rëndësi që fëmijët të kenë emra shqiptarë, pasi në këtë mënyrë mund të ruajnë kulturën dhe prejardhjen.