
Sekreti i një veshjeje që thërret vëmendje qëndron tek kombinimi i ngjyrave. Një kombinim i guximshëm ka fuqinë ta bëjë një pallto a një palë pantallona të thjeshta të duken mrekulli, prandaj vëmendjen këtu.
Nëse deri vjet garderobën e dimrit e sundonin ngjyrat e tokës, në 2020-ën, harrojini. Ose, kombinojini me ngjyrat më poshtë!
1. Rozë + Kamel
Zgjidh një element rozë në veshje dhe pastaj qëndroni tek tonet neutrale.
2.Blu + Portokalli
Kush tha që dy ngjyra të ndezura nuk rrinë mirë me njëra-tjetrën? Kjo nuancë e blusë bashkë me portokallinë tërheq vëmendje edhe nëse keni veshur gjënë më bazike në botë.
3.Jeshile + Lejla
Jo pa qëllim blogeret më popullore të Instagram-it vdesin për këtë kombinim ngjyrash.
4. E verdhë + gurkali
Ngjyra të ngrohta dhe klasike. Ky kombinim është shpëtim kur doni të bëheni gati për 5 minuta.