Nga Shqipëria / E Premte 17 Janar 2020, 13:01

Pornhub hidhet në gjyq sepse videot s’kanë titra

Pornhub i ka mohuar një burri të drejtën për të shijuar videot e platformës në potencialin e tyre të plotë, prandaj, ai po i hedh në gjyq sepse faqja ka shkelur një ligj federal amerikan.

Yaroslav Suris po padit Pornhub sepse sipas tij, njerëzit që nuk dëgjojnë apo që kanë probleme me dëgjimin, nuk i shijojnë si duhet videot e ngarkuara. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Suris thotë se mungesa e titrave dhunon të drejtat e tij, që mbrohen nga Americans with Disabilities Act.

Në dokumenta, Suris shprehet se ata që nuk dëgjojnë ose që kanë probleme me dëgjimin nuk e kuptojnë audion e videove që postohen në faqe. Suris ka parë video si “Policja seksi bën dëshmitarin të flasë” apo “Allison flet për punë lekësh me çunat,” por s’ka kuptuar asnjë fragment të dialogut që në të tilla raste qenka me rëndësi...

Për më tepër, Suris thotë se ai dhe të tjerët si ai, janë të gatshëm të paguajnë për abonimin premium të Pornhub, por s’e bëjnë sepse videot nuk ofrojnë titra.

Ai po padit Pornhub që të jenë më gjithëpërfshirës dhe të përfshijnë titra. Plus, dëmshpërblim për Suris.

Zv. Presidenti i Pornhub, Corey Price tha për TMZ: “Mesa kuptojmë, Yaroslav Suris po padit Pornhub sepse sipas tij, s’u mundësojmë kushtet e nevojshme atyre që nuk dëgjojnë dhe që kanë probleme me dëgjimin për të parë videot tona. Zakonisht nuk prononcohemi për padi aktive, por gjetëm momentin për të qartësuar se kemi një kategori me video të titruara.”