Nga Shqipëria / E Enjte 16 Janar 2020, 13:01

Ish-e dashura e princ Harry-it refuzon të përgjigjet rreth Meghan Markle-it!

Në mes të gjithë dramës që po përjeton familja mbretërore, dikujt i shkoi mendja tek ish- e dashura e princ Harry-it, Cressida Bonas. Ish-çifti ruan marrëdhënie të mira, ose të paktën kështu duket nga jashtë, por gjithsesi ajo s'është gati të flasë për vendimin e fundit të çiftit mbretëror.

E pyetur nga revista "ES", se çfarë mendon dhe ndjen për presionin në të cilën ndodhet aktualisht Meghan, ish-i princit, qartazi nuk donte të jepte një përgjigje.

"S'do të merrja një qëndrim të caktuar sepse do të bëhej titull kryesor pastaj. Tregon gjithashtu mungesë respekti. Ka kaluar shumë kohë dhe më duket e çuditshme tani që flasim për këtë sepse unë jam në pozicion komplet tjetër."

Aktorja, e cila qëndroi për 2 vite e lidhur me Harry-in, praktikisht nuk tha asgjë konkrete dhe u përpoq të ndërronte temë.

"Askujt nuk i pëlqen të etiketohet gjithë kohës. Pengesa ime më e madhe është kur unë përpiqem me gjithë forcat të bëj sa më mirë punën time dhe njerëzit prap duan të flasin për të (princin). Unë punoj shumë dhe e dua atë që bëj, por është akoma diçka jetër me të cilin më lidhin."

Cressida është aktore e suksesshme dhe së fundmi shpalli fejesën me të dashurin e saj, Harry Wentëorth-Stanley. Nëse e kishit harruar, pjesëmarrja e saj në dasmën Meghan-Harry u përfol jo pak, por në dramën e radhës Bonas do të rrijë larg!