Mund të keni fondatinën, korrektorin dhe penelin më të mirë, por nëse grimoheni në dhoma me ndriçim të mjerueshëm, po grimoheni gabim. Nëse po ndiqni një tutorial në YouTube ose nëse po merreni me vetullat, është shumë e nevojshme drita e mirë.
Por, duke qenë se ndryshimi i vendosjes së dritave në dhomë është e vështirë të arrihet, duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Këtu hyjnë në lojë pasqyrat me ndriçim. Ata që dinë më shumë se ne rekomandojnë pasqyrën e Bestope që ka tre panele me palosje, drita të inkorporuara LED dhe sensor me prekje që rregullon intensitetin e ndriçimit. Pasqyra funksionon me bateri ose duke u vendosur në prizë. Më e bukura? Pasqyra mund të shkëputet nga posti dhe të merret me vete për grim në makinë a punë.


Ky model nga Bestope kushton 24 dollarë, por jemi të bindur që nëse kërkoni nëpër Tiranë, do të gjeni diçka të ngjashme. Në të kundërt, porositeni dhe posta ju mirëpret.
