Një sqarim i nevojshëm për këdo që ndoshta s’ja ka idenë “Portokallisë” dhe “Klanifornisë”.
Ish-“Çifti i lumtur” në “Portokalli” – Delinda Disha, Irgen Çela (Xhoda) dhe Florian Binaj

“Çifti i lumtur” në Portokalli – Arjola Demiri, Irgen Çela dhe Florian Binaj

“Çifti i shqyer” në Klaniforni – Delinda Disha dhe Olsi Bylyku

Të shtunën, në puntatën e fundit të “Shiko kush luan”, Irgen Çela u pyet se “Çfarë mendon për ‘Çiftin e lumtur’ që u kthye në ‘Çiftin e shqyer’ nga Delinda dhe Olsi”.
“Kjo është një pyetje që vërtet meriton një përgjigje. Dua të theksoj që unë me Florin, që në zanafillën e ‘Çiftit të lumtur’, e kemi sjellë në këtë pikë që është sot. Kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në gjenezë ne e kemi zhvilluar bashkë. Përsa i përket kopjes, dihet që kopja asnjëherë nuk është më e bukur se origjinali.”
Më pas ironizoi:
“Kopja duhet se ne kur shkojmë në një institucion, nuk çojmë pasaportën, por lëmë kopjen.”
Pastaj shtoi:
“Vlen të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore, por jam shumë, po shumë i kënaqur me punën ‘gruan’ e re,” u shpreh ai për Arjola Demirin, që zëvendësoi Dishën në këtë rol.
Nga ana tjetër, Delinda u përgjigj në Instagram:
“Unë jam origjinale. Ti je origjinal po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në ‘Klanifornia’ dhe më suksesshëm se nata e Vitit të Ri.”

Eh, kohëra të vështira këto për showbiz-in shqiptar. Mos është gjë Mërkuri në prapavijë? Susan Miller?
