Nga Shqipëria / E Hënë 13 Janar 2020, 10:10

Ku e kemi parë këtë fustan të Shakira-s

Në shkurt të 2020-n, Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë në Super Bowl, ngjarjen më të madhe sportive të futbollit amerikan, por deri atëherë, fansat e këngëtareve kanë me çfarë të merren.

E gjitha nisi kur dikush, një fans i vëmendshëm, vuri në dukje se fustani i veshur nga Shakira për të promovuar këngën e saj “Ya disponible” ft. Anuel, është i njëjtë me atë të Jennifer Lopez në American Idol në 2016-n.

Ajo që nisi si një krahasim pak i njëanshëm i fustanit rozë saten të Fausto Puglisi, veshur fillimisht nga J.Lo, vazhdoi më tej si një “luftë” e ashpër njerëzish, që duket se s’kishin asgjë më të mirë për të bërë të dielën. Po përpiqemi t’i kuptojmë, e diela ndonjëherë është e mërzitshme.

“Jennifer Lopez duket kaq mirë thjesht duke veshur atë fustan, ndërkohë që Shakira-s iu desh të merrte edhe ca lecka të tjera,” shkruan një fans besnik i Lopez. “Epo, të paktën Shakira është në gjendje t’i veshë ato ‘lecka’ në të gjithë botën, në kundërshtim nga J.Lo që është thjesht një gjë lokale në SHBA,” përgjigjet pala tjetër.

Ndërkohë, J.Lo ishte në Critics' Choice Awards, ndërsa Shakira po shijonte suksesin e këngës, të cilën ndoshtaaaa e ngacmoi pak duke zgjedhur një fustan të njëjtë me Lopez.