Nga Shqipëria / E Diel 12 Janar 2020, 17:05

Konkurrenti i ri vjen me surpriza në ‘Për’Puthen’! Vajzat: ‘Shaka pa kripë’

Mareni, konkurrenti më i ri që iu bashkua tetë djemve të “Për’Puthen”, mendoi të vinte me “surpriza” për vajzat. Ai hyri në emision me dy kupa të vogla, një me sheqer dhe një me piper.

Kupën me sheqer ia dhuroi Inës, si për t’i kërkuar që të jetë më e embël, ndërkohë që Antonetës i dha atë me piper, sepse sipas tij është më e ëmbël seç duhet.

Veprimi i tij nuk u prit aspak mirë nga vajzat, të cilat e cilësuan si një shaka pa kripë dhe tentativë të dështuar për t’i tërhequr vëmendjen.

“Mareni duhet ta kuptojë që një femër është shumë më komplekse dhe është një përzierje e sheqerit, piperit, specit djegës, kripës edhe kur ta kuptosh dhe ta besosh dhe ta mendosh që një femër është ashtu, besoj se mund të kesh një shans për të dalë me mua,” u shpreh Ina, e cila i ktheu mbrapsht kupën ku bashkoi piperin me sheqerin.

Ndërveprimin e ndiqni në vijim: