Nga Shqipëria / E Diel 12 Janar 2020, 13:01

Ledio Lako ndërpreu takimet me një vajzë, sepse nuk njihte Kadarenë

Kur vjen puna te marrëdhëniet, Ledio Lako i ka të qarta idetë. Për të, jeta nuk është vetëm marrëdhënie seksuale"; “edhe do të flasësh diçka” u shpreh ai në “Mos i fol shoferit”.

Gjatë intervistës, aktori i “Portokallisë” tregoi një rast kur vendosi të ndërpriste takimet me një vajzë sepse nuk njihte Kadarenë.

“Doli Ismail Kadare në televizor edhe e pyetja kush është. ‘Nuk e njoh tha’,” tregoi aktori. “Edhe thashë ku po shkon kjo botë.”

“E di çfarë tha Ledio? E lashë, çfarë muhabeti të bëja gjithë jetën me atë, s’ka lexuar një libër,” shtoi Rudina Dembacaj.

Mesa duket, aktori bie dakord me shprehjen e famshme të John Waters, citat që bëri bujë në rrjetet sociale pasi u përdor nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të promovuar një fushatë ndërgjegjësimi për leximin e librave.