Nga Shqipëria / E Diel 12 Janar 2020, 12:12

Sfida e Encës në ‘Shiko kush luan’ ishte kaq e pazakontë

Sfidat e personalizuara në “Shiko kush luan”, sidomos ato të realizuara për këngëtarët, të cilët vendosen përballë kolegëve dhe personazheve të tjerë të njohur, përgjithësisht janë komentuar gjerë e gjatë nëpër portale. Mjafton të kujtoni përgjigjet e Feros, kundërpërgjigjet e Mozzik dhe Getinjos, zgjedhjet e Fjolla Morinës për këngëtaret që nuk e meritojnë famën, përplasjen Young ZerkaSamanta Karavella apo Tayna që mendon se “Majk është këngëtar i rënë nga fiku”. Loja e Encës bën përjashtim.

Në ndryshim nga sfidat e mëparshme, ku dukej se gjithmonë dikush kishte diçka për të thënë për dikë, Enca u pëpoq të theksonte se artistët duhet të mbështesnin njëri-tjetrin.

E pyetur se “cili artist nuk e meriton famën”, ajo u përgjigj se “të gjithë e meritojë; të gjithë kanë bërë gjëra për të merituar famën që kanë”. Ndryshe nga ç’mund të pritej, këngëtarja nuk përmendi asnjë emër, qoftë këta edhe personazhe me të cilët ka pasur konflikte si Noizy, Bes Kallaku apo Roza Lati.

“Asnjë nuk do i bëja diss, asnjë nuk e meriton,” tha ajo e pyetur se “kujt do t’i bënte diss”. “Sapo fola që duhet të mbështesim njëri-tjetrin,” shtoi më pas.

Përpos kësaj, Enca nuk preferoi të zgjidhte një emër me Beatrix Ramosajt, Bebe Rexhës, Bleonës, Era Istrefit, Elvana Gjatës, Roza Latit dhe Rinës, si “vajzën më pak seksi”.

Ndër të tjera, ajo shpjegoi edhe një herë pse nuk do të bashkëpunonte me Bes Kallakun. Roza Latin e vlerësoi më pak nga të tjerët dhe kjo sigurisht lidhet me debatin e tyre pak kohë më parë.