Nga Shqipëria / E Premte 10 Janar 2020, 18:06

Leonardo DiCaprio, hero, i shpëton jetën francezit që ra nga anija

Një burrë francez vendosi një ditë të udhëtonte me anije turistike. Shumë bukur. Në një pikë gjatë udhëtimti ra nga kuverta dhe përfundoi në mes të oqeanit. Pa një copë toke rreth e rrotull, pa asnjë mjet detar në horizont, pa shpresë.

Këtu hyn në lojë Leonardo DiCaprio. Ai dhe e dashura e tij 23-vjeçare, Camila Morrone, po pushonin në jahtin e tij në afërsi të St.Barts fundvitin e 2019-s kur u njoftuan nga kapiteni në lidhje me incidentin e ndodhur në anijen turistike.

“Leo, miqtë e tij dhe kapiteni vendosën të kërkonin për burrin e rënë në ujë dhe i shpëtuan jetën,” tha një burim për People. Sipas The Sun, jahti i aktorit ishte i vetmi që po kërkonte për të humburin. Shanset e mbijetesës për francezin ishin të pakta, thuajse zero.

“Kapiteni tha se shanset që burri të gjendej gjallë ishin një një një miliardë, si të fitosh lotarinë dy herë,” tha një burim për tabloidin.

Sidoqoftë, ai u gjend shëndoshë e mirë pranë ishullit Saba. Ekuipazhi i DiCaprios e hipi në kuvertë dhe më pas e dorëzuan te rojet bregdetare.

Leo DiCaprio, hero.