Nga Shqipëria / E Premte 10 Janar 2020, 14:02

Epidemi në vend? Flasin ekspertët pas 3 personave që humbën jetën!

Së fundmi,  shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino ka dalë në deklaratë për mediat, ku tha se nuk bëhet fjalë për një epidemi permanente. Binaj konfirmoi  zyrtarisht se i riu vdiq nga miningjiti ndërsa dy rastet e tjera po analizohen ende. Ndër të tjera ajo pohoi se janë dhe tre raste të tjera të dyshuara, një prej tyre në Durrës.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën."

Ndërkaq, mjekët thanë se zakonisht ky virus prek fëmijët, për shkak të imunitetit të tyre delikat dhe sipas tyre e mira është të bëhen vaksinat, por sidoqoftë, kjo lloj vaksine nuk hyn tek ato të detyrueshmet.

Burimi: ABC News & Top News