Nga Shqipëria / E Premte 10 Janar 2020, 13:01

Adrola Dushi ka një lëkurë rrëzëllitëse falë mjaltit dhe limonit

Adrola Dushi, sigurisht edhe falë mrekullisë gjenetike, ka një lëkurë zilepsëse: nuk ka rrathë poshtë syve, nuk ka qese, nuk ka akne dhe shkëlqen aq sa duhet. Me fjalë të tjera – perfekte.

Modelja tregoi për Anabel.al se produkti që bën mrekulli për lëkurën e saj, paaaak të thatë, është mjalti. “Lëkurën e lyej me mjaltë një herë në javë. E mbaj 20 minuta dhe më pas e shpëlaj me ujë të ftotë,” tha ajo. “Mua më bën shumë mirë mjalti.”

Po për puçrrat? “I bëj vetëm me limon,” u shpreh modelja.

Ndërkohë ju mbani shënime edhe nga artikujt e mëposhtëm: