Olta Gixhari, e ftuar pak ditë më parë në programin "Siluetë", shprehu hapur ankesat e saj në lidhje me punën në Teatrin Kombëtar. Aktorja, tha ndër të tjera se "derisa drejtori i atij teatri (që aktualisht është Hervin Çuli) të ndërrohet, ai vend nuk do të bëjë hajër".
Sipas Gixharit, që kur Çuli ndodhet në krye të asaj detyre, role merr vetëm bashkëshortja e tij Adelina Muça dhe kohët e fundit, edhe vajza e çiftit.
Kësaj deklarate, iu përgjigj sot gruaja e Hervin Çulit, Adelina, e ftuar në emisionin "Ditë e Re".

"Olta e ka me veten, ne kemi shkuar shumë mirë në fillim dhe madje këtë lajm e mora vesh nga kolegët e mi. Në fakt më prek fakti që ka përmendur fëmijën. Vajza ime vjen nga dy prindër artistë dhe a duhet ta bëjmë fajëtore për talentin?
Për më tepër, shfaqja që ajo ka mbajtur është në fakt produksion privat. Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë jam aktore dhe do punojë. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”.
Ndërsa Olta u shpreh se tani në teatër të gjitha rolet i jepen gruas së Çulit, kjo e fundit pohoi të kundërtën.
“Mua me hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të besh edhe role të vogla”.- përfundoi Muça.
Gjithsesi, kjo s'ishte pakënaqësia e vetme e Gixharit në lidhje me punën në teatër. Ajo tha se që nga momenti që Hervin Çuli është zgjedhur si drejtor, nuk është bërë më asnjë mbledhje.
"Marrëdhënien që kemi ne punëdhënës dhe punëmarrës le të themi edhe pse puna nuk ma dha ai sepse më gjeti në teatër. Por në Teatrin Kombëtar që ditën kur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjëherë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Nuk është bërë një mbledhur ku të themi mirëdita këto jemi ne jemi të gjithë, si do ecim, si do veprojmë. Teatri Kombëtar është një ansambël dhe ky ansambël përderisa e paguan duhet ti gjesh punë dhe rol. Fakti që ti nxjerr 4-5 pjesë dhe nuk më jep asnjë rol ky nuk është problemi im nuk më nxjerr aktore të paaftë, çfarë të bëj unë tani. Janë vetëm 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë dhe u bënë vite tani.”
Më tej, ndaloi tek pagat e aktorëve, që sipas saj janë thuajse qesharake.
“Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore punën që bëj. Nuk jam jetuar asnjë me të ardhurat e Teatrit Kombëtar se do isha shumë…Kam jetuar me televizion, me reklamë, me filma dhe nuk mbahem si femër që bëj jetë luksi.”
