Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Janar 2020, 19:07

Teksa xhironte ‘Vuj vuj,” Dafina ka qenë duke vuajtur vërtet

Ju duket e sëmurë apo pa qejf Dafina te “Vuj vuj?” As ne. Askujt në fakt. Ndoshta është e pamundur që ajo të duket sado pak keq sepse ka qenë vërtet pa qejf gjatë xhirimeve.

Në një postim në Instagram Stories, këngëtarja zbuloi se videoja është xhiruar 12 orë pasi doli nga spitali dhe se qëndroi në sheshxhirim për plot 10 orë. Thjesht ideja që performoi për aq gjatë pas një problemi shëndetsor na mbush me frymëzim... dhe me dëshirën për të dremitur pak.

Dafina ia dha meritat kompanive me të cilat bashkëpunon për energjinë që sjellin në sheshxhirim dhe muzikës. “Me këto të dyja, gjithçka është e mundur,” tha ajo.

Diçka të ngjashme postoi edhe Tayna dikur. Reperja dha katër koncerte për 24 orë dhe nisi xhirimet e dy videoklipe që zgjatën 4 ditë. A nuk mendoni dhe ju se dita ka shumë pak orë?