Oborri i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i cili përgjithësisht njihet shkurt me termin Filologjiku, ka tashmë një pamje të re. Pas disa muajsh punime, oborrit të dy fakulteteve (së bashku me atë të Gjuhëve të Huaja) iu shtua diçka që ngjan si shatërvan, e cila mesa duket rezulton që është pishinë.


“Më thuaj që është photoshop” lexohet në komente online. “Kjo i mungonte Filologjikut” lexohet diku tjetër.

Pishina – që mund të jetë edhe shatërvan, por ne gjykojmë nga fotot – u kthye në meme brenda pak orësh. “Kjo pishinë nuk i mban dot gjithë robt që duan të flladiten pasi ngelin në [emri i lëndës],” shkruhet në rrjete sociale. (Emrin e lëndës e fshimë për të qenë profesionalisht korrekt me pedagogun/en përkatës/e).

