Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Janar 2020, 12:12

Dikush i sugjeroi Arbana Osmanit të bëjë botox, por pse?

Arbana Osmani, disa orë më parë postoi në llogarinë e saj të Instagram-it këtë foto. Një selfie e thjeshtë, në të cilën moderatorja njofton nisjen e "Dua të të bëj të lumtur", por do të ndalojmë tek diçka tjetër. Siç mund ta shihni, Arbana zgjodhi të postojë foton origjinale (dhe sa mirë), pa filtra, fototshop apo ndonjë përpunim tjetër. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Ndjekësve, syri i të cilëve është mësuar me çfarë përmendëm më lart i bën kaq përshtypje një foto origjinale sa Arbana aty i duket "e plakur" dhe madje, i sugjerojnë të bëjë botox.

"Je plakur shumë, futja ndonjë botox."- komenton dikush, vetëm sepse pa një mimikë normale të një njeriu kur qesh, me qeska të krijuara poshtë syve.

Por, duke qenë se falë filtrave, fillera-ve apo fotoshop-it, të gjithë në Instagram janë bombarduar me fytyrën "perfekte" aq sa ndonjëherë shmangim edhe fytyrën tonë nga afër, "zgjidhja" e parë që na vjen ndërmend është një ndërhyrje.

"Jo mi mirë jam, thjesht s'kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme."- ja kthen Osmani dhe me siguri e ka fjalën për filtrat që ta bëjnë lëkurën e përsosur, pa pore dhe akne, mollëzat e kërcyera, sy të tërhequr, qerpikë të gjatë, hundë e vogël dhe buzë të plota.

Kjo është pikërisht  fytyra që do të njihet me kalimin e kohës si fytyra kiborgan (cyborgian), një term që vjen nga bashkimi i fjalës “kibernetike” dhe “organ” – një sistem njeri-makinë, ku trupi i njeriut kontrollohet dhe modifikohet përmes pajisjeve të jashtme.

Nëse përshkrimi më lart ju ngjall frikë, fotoja tjetër e juaja do të jetë njësoj si ajo e Arbanës, një fytyrë e vërtet, jo ajo e epokës së Instagram-it.