Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Janar 2020, 11:11

Një tjetër dasmë mbretërore: Mbesa e Lady Diana-s, marrëzisht e dashuruar me 61-vjeçarin

Shumë shpejt, një tjetër dasmë mbretërore (thuajse mbretërore) do t'i bashkohet listës së famshme! Mbesa e famshme e princeshë Diana-s, Lady Kitty Spencer është zyrtarisht e fejuar me miliarderin Michael Lewis.

Edhe pse vetë 29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar lajmin, burime për Daily Mail bëjnë me dije se çifti u fejua para pak javësh dhe se Leëis i propozoi pak ditë para Krishtlindjes.

Por kush është miliarderi që i rrëmbeu zemrën mbesës thuajse identike të Lady Diana-s?! Ai, është 61 vjeç, (32 vite më i madh se Kitty) dhe është presidenti i markës së famshme të modës, Foschini. Miliarderi është i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve që kanë thuajse moshën e të dashurës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kitty Spencer (@kitty.spencer) on

Kitty dhe Michael konfirmuan romancën kur u fotografuan teksa ecnin në Neë York në maj të vitit të shkuar. Aktualisht çifti ndodhet në Cape Town ku po shijon dashurinë para kurorëzimit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kitty Spencer (@kitty.spencer) on

Nëse pas këtij lajmi po vini në dyshim zgjidhjet e jetës, na lini t'ju themi se dashuria e mbesës së princeshës para 61-vjeçarit ishte manjati  i pasurive të paluajtshme, italiani Niccolo Barattieri.