Nga Shqipëria / E Martë 7 Janar 2020, 12:12

S'do ta besoni çfarë kthese mori papritur industria e modës!

E ardhmja e modës po orientohet gjithnjë e më shumë drejt dyqaneve me artikuj luksi "second hand". Tregu i rishitjes së veshjeve pritet të dyfishojë të ardhurat në 2023-in duke shkuar nga 28 miliardë dollarë në 51 miliardë! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Business of Fashion (@bof) on

Një përfundim i tillë është arritur pas studimeve që BOF (The Business of Fashion, faqe e cila bën kërkim- studim të përditshëm në lidhje me botën e modës), ka bërë dhe publikuar në llogarinë zyrtare të Instagram-it.

ViaAnabel, faqja e parë online në Shqipëri, që garanton shitjen dhe blerjen e artikujve origjinalë të luksit e provon çfarë thuhet më sipër prej plot 4 vitesh! Themeluar në vitin 2016-të, ViaAnabel operon duke i besuar modës së qëndrueshme, jo asaj të shpejtë. Në 4 vite janë shtuar mbi 1200 shitës të rinj, që nga momenti i hapjes dhe mbi 1500 blerës për mallra luksi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ViaAnabel (@viaanabel.al) on

Gjithnjë e më shumë njerëzit binden se "të blerit pak e saktë" është zgjedhja e duhur! Tani edhe në rang global përfundimet tregojnë se tregu i rishitjes dhe investimit në veshje që trashëgohen brez pas brezi është e ardhmja! 

Nga sondazhet e bëra, ViaAnabel rezulton si faqja më e besuar e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për tregun "second hand" të mallrave të luksit.

Përpos të tjerave, risia e fundit e dyqanit të parë në Shqipëri që operon me shitjen-blerjen e mallrave të luksit, ishte  Entrupy, pajisja e parë dhe e vetme në botë që verifikon autenticitetin e çantave të luksit përmes inteligjencës artificiale.

Përveç fakteve të përmendura më sipër, suksesi i ViaAnabel dhe dyqaneve të tjera në botë që operojnë me mallra luksi second- hand, kontribuojnë pozitivisht në mjedis! Çdo blerje që mund të rishitet (dhe jo të hidhet) ndihmon në përmirësimin e mjedisit. Kështu, veshjet qarkullojnë dhe riciklohen brez pas brezi. Një tjetër arsye pse është e rëndësishme të investojmë në artikuj luksi me çmime të përballueshme.