Nga Shqipëria / E Martë 7 Janar 2020, 08:08

Çfarë po ndodh me Ledrin?

Nuk e dimë, por nisur nga çfarë "lexojmë" përmes Instagram-it, diçka po zihet! Krejt papritur, në llogarinë e Instagram-it të reperit janë fshirë të gjitha fotot, përveç kësaj. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Një fotoje të publikuar me rastin e Krishtlindjes! Asgjë tjetër nuk gjen më në profilin që deri dje ishte më shumë se aktiv. Ledri, pavarësisht se kujdesej shumë që jetën private (e kemi fjalën për Sarën, po shhh) të mos e eskpozonte në rrjete sociale, ishte shumë aktiv. Postimet e tij ishin të mirëmenduara, të kuruara dhe shumë, shumë të pëlqyera.

Ndoshta, e tillë është edhe fshirja e tyre! Nuk dimë për ç'arsye Vula ka vendosur të heqë çdo foto nga llogaria, por nisur nga eksperienca e VIP-ve të tjerë në Instagram, mund të jetë thjesht marketing. Ndoshta reperi po ndjek shembullin e Dua Lipës, e cila para se të publikonte albumin e ri, "Future Nostalgia", fshiu çdo postim të mëparshëm, si për të nisur një kapitull të ri!

Ndoshta, edhe Ledri është gati për një projekt të ri dhe gjithë vëmendjen e do aty. Ose ndoshta thjesht ju mërzitën fotot e tij. Dyshojmë. Të gjithë me sytë nga Instagram-i i Ledrit.