Nga Shqipëria / E Hënë 6 Janar 2020, 18:06

Ç'kanë njerëzit që e quajnë Beyonce-n të pasjellshme?

Joaquin Phoenix, fitoi çmimin e aktorit më të mirë gjatë Golden Globe, duke e shoqëruar me fjalimin më të sikletshëm ndonjëherë. Por le ta harrojmë për pak për të komentuar sjelljen e Beyonce-s. Të gjithë në Twitter po merren me të dhe "mendjemadhësinë" e saj, gjatë momentit të aktorit. Ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën me sa kishin fuqi, Beyonce nuk lëvizi për asnjë moment.

Shumë, janë revoltuar duke e quajtur gjestin si të pasjellshëm nga ana e saj. Të tjerë mendojnë se s'ka asgjë të keqe tek qëndrimi i Beyonce-s për aq kohë sa bëri çfarë ndjeu.

Madje, në disa meme thuhej se ai lloj indiferentizmi duhet të na shoqërojë përgjatë gjithë 2020-ës.

Një tjetër aludim, (meqë kjo çështje në Twitter mori përmasa serioze) ishte se ndoshta Bey ka zgjedhur të mos çohet që e gjithë vëmendja të jetë tek Joaquin, sepse përndryshe ky i fundit do eklipsohej nga bukuria, trupi dhe fustani i saj. Kush i reziston një Beyonce-je në këmbë?!

Të gjitha versionet qëndrojnë, varet cilin zgjedh të besosh.