Nga Shqipëria / E Hënë 6 Janar 2020, 12:12

Del jashtë rrezikut për jetën babai që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi

Osman Shaptafaj, 55-vjeçari që në prag të Vitit të Ri qëlloi për vdekje vajzën e tij, dhëndrin dhe më pas veten është jashtë rrezikut për jetën, bënë të ditur "Dailymail". 55-vjeçari shumë shpejt do të dalë nga spitali dhe do përballet para gjykatës.

Lindita dhe Veton Musai u vranë në shtëpinë e tyre nga Osman Shaptafaj në prag të Vitit të Ri. Lajmi tronditi të gjithë opinionin publik dhe mediat e huaja shkruajtën se Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

"Daily Mail Australia" bën të ditur se 25-vjeçarja kishte frikë nga babai i saj. Mediat bëjnë të ditur se Lindita Musai po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Sipas dëshmive Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij. Lindita ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes.