U mbajt mbrëmjen e djeshme ceremonia e ndarjes së çmimeve "Golden Globes 2020". Fitues u shpallën “Once Upon a Time in Hollywood” si filmi më i mirë, së bashku me “Succession”, “Chernobyl” dhe “Fleabag” si serialet më të mirë, Joaquin Phoenix (Joker) si aktori më i mirë etj.
Vëmendje të madhe morën edhe veshjet e të ftuarve, në tapetin e kuq dhe në after-party. E vetmja shqiptare që mori pjesë në after-partyn e "Golden Globes" ishte Bebe Rexha.

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen e veshur me një fustan shumë seksi, të zi velvet, të shkurtër dhe me dekolte.

Revista "Life and Style" e ka cilësuar Beben të mrekullueshme me këtë pamje.




