Një vajzë e re ka vrarë veten kur ka zbuluar se i dashuri fliste me një vajzë tjetër. Emily Elliott, 23 vjeç ishte njohur me të dashurin e saj Shay Doyle në universitet në West Yorkshire në vitin 2015. Ata u bënë miq dhe më pas të dashur. Emily studionte sociologji ndërsa Shay për dizajn grafik.
Në shkurt të vitit të kaluar, çifti u nda pasi Emily zbuloi mesazhet e të dashurit me një vajzë tjetër. Ata u bashkuan sërish në muajin maj. Vetëm një muaj më vonë, 23-vjeçarja i dha fund jetës dhe trupin e pajetë e gjeti i dashuri i saj.
Në dëshminë e tij, Shay tregoi se atë ditë nuk po merrte më mesazhe nga Emily dhe u përpoq të kontaktonte shoqen e saj të ngushtë, por askush nuk kishte informacion për vendndodhjen e saj.
Kur mbërriti në shtëpi, ai e gjeti të vdekur dhe telefonoi urgjencën e policinë.
Burimi: Dailymail






