Nga Shqipëria / E Diel 5 Janar 2020, 17:05

Aktori i ‘I love Tropoja’ le nam në Stamboll dhe nuk po mbajmë dot të qeshurat

Ëngjëll Hoxha është një ndër aktorët e ‘I love Tropoja’, filmi i shumëpritur nga Ermal Mamaqi, që do të dalë me 29 janar, me premierë në Pallatin e Kongreseve. Ëngjëlli ndodhet për momentin në Stamboll dhe sensi i tij i humorit i ka bërë të gjithë të qeshin.

Ermali ka publikuar në Instastoryn e tij dy video të aktorit, i cili bën shaka me dy punonjës nga Stambolli. Në të parën, ai po flet me një burrë të quajtur Hasan, për të cilin shprehet se bën ushqimet më të shpifura në Stamboll.

Në videon e dytë, ai është në shoqërinë e një gruaje të cilën e prezanton si më të shëmtuarën e Stambollit. “Kjo është Puseta, goca më e shëmtuar këtu në Stamboll, kush e do për nuse le të vijë ta marri”, shprehet ai dhe këto video kanë shkaktuar shumë të qeshura në rrjet. Përpos batutave të aktorit, të qeshura ka shkaktuar dhe reagimi i Hasanit dhe Pusetës, të cilët pa kuptuar dakortësohen më atë që ai po thotë dhe buzëqeshin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Batutat e Ëngjëll Hoxhës në Stamboll ð??? @engjell_hoxha

A post shared by Xing.al (@xing.al) on