Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Janar 2020, 22:10

Niko Komani e thotë troç: Kjo është artistja më tekanjoze e showbizit

Stilisti i njohur, Niko Komani është i ftuar mbrëmjen e sotme në "Shiko kush luan", ku u bë pjesë e një loje me pyetje. Të ftuarit duhet të fitonin pikë ose në të kundërt duhet të përgjigjeshin. Pyetja që iu bë Nikos ishte: "Cili është personazhi më vesves që ke veshur deri tani?"

Niko u përgjigj: Tuna, duke treguar se këngëtarja është tekanjoze pasi kërkon perfeksionin. 

"Tuna është tekanjoze, por pa të keq, thjesht nuk është e bindur, është perfeksioniste", u shpreh Niko.