Arrestimi i Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës, është komentuar shumë në media. Si shoqja dhe ish kolegia e tij, moderatorja Dajana Shabani është përfolur po ashtu në shumë artikuj. Madje ka media që kanë futur foton apo emrin e saj në çështje që s'kanë aspak lidhje me të dhe sipas Dajanës kjo bëhet vetëm e vetëm për të fituar sa më shumë klikime.

Moderatorja është lodhur nga këto veprime dhe ka reaguar me anë të disa postimeve në Instastory. “Nuk e kam ditur që më klikohet emri aq shumë! Kur gërmon një vit e nuk gjen gjë, je në dilemë midis: 20 mijë lekëshit, thasit me miell, presionit për heqje nga puna, apo iphone. Me një tufë që shohin telenovela turke e mllefin e arrijnë me komente (pa ditur asgjë, veç futja), e pa ditur që çështjet në hetim janë të jashtëligjshme të publikohen.Ore, një miss ka thënë: Paqe në botë", ka shkruar Dajana.







