Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Janar 2020, 12:12

Mes lotësh, përcillet për në banesën e fundit çifti shqiptar që u vra në Australi

Në prag të Vitit të Ri një shqiptar në Australi qëlloi me armë zjarri të bijën Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortin e saj Veton Musai, 29 vjeç. 55-vjeçari Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

Dy të rinjtë janë përcjellë për në banesën e fundit dhe mediat e huaja kanë publikuar pamje nga lamtumira që iu bë nga të afërmit. Mes lotësh, Lindita dhe Vetoni janë përcjellë në dy arkivole të bardhë.