Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Janar 2020, 09:09

E mban veten me të mira: Gjiko blen makinën super luksoze për ditëlindje

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Gjiko, festoi dje ditën e tij të lindjes. Ai mbushi 29 vjeç dhe nuk munguan urimet dhe dhuratat nga miqtë, kolegët, njerëzit e zemrës dhe dhurata shumë e kushtueshme që vetë reperi ia ka bërë vetes.

Me rastin e ditëlindjes Gjiko ka blerë makinën super luksoze të markës Porsche Cayenne S. Reperi njihet për blerjet e tij të shtrenjta dhe nuk kishte si të mungonte një blerje e tillë në ditën e lindjes.

“Lumturia është aroma e një makine të re. Gëzuar ditëlindjen Gjiko, 29-vjeç”, ka shkruar ai krahas një fotoje të publikuar në Instagram. Gjiko është shumë i dhënë pas makinave dhe zotëron disa të tilla.