Nga Shqipëria / E Premte 3 Janar 2020, 22:10

Rrëshqitje me slitë dhe xhiro me teleferik: Si po i shijon Alketa ditët e para të 2020-ës

Alketa Vejsiu, moderatorja shumë e komentuar sidomos së fundmi pas bujës që pati "Festivali i Këngës", e ka pritur Vitin e ri 2020 në Alpet e Italisë. Moderatorja ndodhet atje së bashku me familjen dhe po kënaqet pa masë.

Alketa ka postuar disa video ku në njërën shfaqet duke rrëshqitur me slitë, në një tjetër duke bërë xhiro me teleferik e në një tjetër filmon pamjen mahnitëse.

E veshur ngrohtë, me kapuç e syze, Alketa shfaqet e buzëqeshur dhe nuk harron të përshëndesë edhe fansat.