Ndonëse sot Afërdita Dreshaj është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, historia e saj e dashurisë me Shpat Kasapin ende komentohet. Pas ndarjes, Shpati dhe Afërdita nuk kanë mbetur miq e këtë e tregon vetë këngëtari në intervistën e tij më të fundit.

I ftuar në "Glamour Zone", Shpati u pyet nga moderatorja nëse i ka ngelur hatri që Afërdita nuk e ftoi në dasmë, Shpati u shpreh se nuk i erdhi aspak keq për këtë. Përkundrazi as që priste një ftesë nga Afërdita.

"Mua? Jo! As nuk e prisja të më ftonte", u shpreh Shpati duke shtuar se ata nuk kanë mbetur miq.








