Vitin e kaluar shkenca e shpalli modelen amerikane "Femrën më të bukur në botë" pasi sipas tyre ajo ka përmasat perfekte të fytyrës. Ky rezultat u arrit pasi u bënë matjet e shumë vajzave të njohura dhe Bella Hadid ishte e vetmja që i afrohej me 94% fytyrës perfekte.

Së fundmi "TC Candler" ka publikuar listën e përvitshme me 100 fytyrat më të bukura në botë dhe vendin e parë nuk e mban Bella. Femra më e bukur në botë është shpallur këngëtarja Chou Tzu-Yu e grupit "Twice", me fytyrën e saj ëngjëllore dhe tiparet aziatike.

Chou Tzu-Yu, 20 vjeç është nga Tajvani dhe shumë e famshme në Korenë e Jugut.





