Reperja Rina Balaj është një një lidhje dashurie me reperin e njohur Sin Boy dhe gjërat mes tyre janë shumë serioze. Dyshja kanë nisur bashkëjetesën dhe për tepër po mendojnë të martohen. Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Mirage’ dyshja kanë zbuluar detaje të reja rreth lidhjes së tyre.

Rina ka treguar se ajo dhe Sin Boy mbajnë vetëm një telefon. Të dyve iu pëlqen jeta e qetë, larg rrjeteve sociale dhe ta shijojnë sa më shumë momentin, jetën reale.

“Kemi një telefon dy persona, që të mos jemi të varur e kemi marrë vetëm një, unë përdor telefonin e Sin Boy..se di, më mirë pa Instagram, pa rrjete sociale, me shiju momentin”, është shprehur Rina.





