Moderatorja shumë e dashur për publikun Kiara Tito i është përkushtuar kanalit të saj të ri në Youtube, në të cilin ndan me ndjekësit e saj copëza të jetës private, tutoriale make upi e shumë gjëra të tjera. Po ashtu ajo merr në konsideratë dhe mendimet e fansave, se cfarë i këshillojnë ato të bëjë.

Së fundmi, ndjekësit i kanë kërkuar të bëjë një video ku të tregojë se çfarë mban në çantë, mirëpo moderatorja nuk e ka parë aspak të nevojshme. Pse do thoni ju? Epo siç e ka zbuluar vetë Kiara me anë të një fotoje, ajo mban në çantë vetëm dy gjëra: kuletën dhe kufjet e saj.

Mesa duket çdo gjë tjetër, moderatorja e konsideron të panevojshme për t’u mbartur me vete kudo. Me siguri kjo ka habitur shumë nga fansat e saj, të cilët madje i kërkuan të bënte dhe video.






