Pak ditë pas fitores së "Festivalit të Këngës", Arilena Ara shkoi në Los Angeles, aty ku prej kohësh po punon për projekte të reja. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, këngëtarja e kaloi duke festuar së bashku me menaxherin e saj, Popi Kola.

Arilena postoi disa foto e video e në njërën prej tyre Popi shfaqet duke e puthur.

Në një video tjetër këngëtarja shfaqet e lumtur duke kërcyer teksa ka vendosur edhe një palë syze të veçanta me drita.
View this post on Instagram
"Të gjithë miqve dhe familjes, nga shtëpia ime tek juaja, afër dhe larg, i uroj gëzuar vitin e ri 2020", ishte urimi i Arilenës.



