Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 21 vjeç reperja e njohur amerikane Lexii Alijai. Lajmin e ka bërë të ditur familja e reperes ndërsa arsyeja e vdekjes ka mbetur ende mister.

"Nuk kam fjalë! Kushërira ime e bukur, me kaq shumë talent dhe një shpirt unik Lexii. Ike shumë shpejt", ka shkruar një prej familjarëve të reperes. Dhimbjen e ka ndarë në Twitter edhe kolegia e Lexit, Khelani e cila ka shkruar: "Vijoj të shkruaj e të fshij. Ti e dije se çfarë ishe për mua, të gjithë e dinin. Ti ishe speciale. Të kam parë të luftojte për t'ja arritur. Do më mungosh shumë. Ishe gati të merrje gjithçka për të cilën flisje. U prehsh në paqe zemra ime. Të dua Lex".

Lexii Alijai u bë e njohur për publikun falë bashkëpunimeve me artistë të famshëm si Khelani, Drake për miksimin e këngës “Girls love Beyonce” dhe “Exchange” nga Bryson Tiller.




