Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të bijën Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortin e saj Veton Musai, 29 vjeç. Çifti shqiptar po festonin përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur u qëlluan me armë nga Osman Shaptafaj, 55 vjeç.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ata ndodheshin në shtëpi. Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vetja.

Lindita humbi jetën në vend ndërsa Vetoni ndërroi jetë në spital. Pasi qëlloi çiftin, babai i vajzës ka tentuar të vrasë edhe veten.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, në shtëpinë e çiftit ishin edhe anëtarë të tjerë të familjes.





