Nga Shqipëria / E Enjte 2 Janar 2020, 11:11

Tragjike: Shqiptari vret vajzën dhe dhëndrin në Australi

Mëngjesin e 31 Dhjetorit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Melbourne të Austaralisë. Dy ditë pas përvjetorit të parë të martsesës së tyre, një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të bijën Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortin e saj Veton Musai, 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të rinjve, në Victoria's Yarraville, në rrugën Salisbury. Lindita ka humbur jetën menjëherë, ndërkohë që i shoqi është dërguar në spital me plage të rënda dhe ka ndërruar jetë pasditen e të mërkurës.

Babai i vajzës, 55-vjeçaru Osman Shaptafaj, ka tentuar të vrasë veten pas ngjarjes. Ai ndodhet në spital në gjendje kritike dhe në mbikqyrjen e policisë.

Policia ka marrë në pyetje fqinjët, por ato kanë rrëfyer se ishte një mëngjes i qetë dhe nuk kanë ditur asgjë deri në momentin kur kanë dëgjuar sirenat e policisë. Lindita është kujtuar nga ato si një vajzë e bukur që kërcente me këngët e Michael Jackson dhe që më në fund kishte gjetur dashurinë e vërtetë, ndërkohë që Vetoni si njeriu më shakaxhi, që i bënte të gjithë të lumtur.

Burimi: "Sky News Australia"