Rina Balaj dhe reperi Sin Boy janë në një histori dashurie, e cila po ecën me hapa shumë seriozë. Dyshja kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë prezantuar familjet me njëra-tjetrën. Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ato kanë zbuluar se po mendojnë të martohen pasi shikojnë te njëri-tjetrin personin ideal për të kaluar jetën.

Të pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa për planet e dasmës, Sin Boy ka treguar se mendon të martohen brenda këtij viti. Ndërkohë Rina ka treguar se është shumë gati të hedhë këtë hap në jetën e saj. “Normalisht, tani martohem…a martohesh me mua?”, i është drejtuar ajo reperit. Ky i fundit është shprehur se pa Muharrem Ahmetin që iu këndon në dasmë jo. “Per kokën e plakës, Muharrem Ahmetin kam për të marrë”, tha ai dhe Rina është pajtuar me mendimin e tij.








