Reperja Rina Balaj është një një lidhje dashurie me reperin e njohur SinBoy. Së fundmi në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Mirage’ dyshja kanë folur gjerë e gjatë për lidhjen e tyre.

Gjërat mesa duket janë shumë serioze pasi kanë ndërmarrë hapin e madh të bashkëjetesës, e për më tepër Rina e ka prezantuar të dashurin me familjen. Ditën e djeshme, pra me 1 janar, ka qenë takimi i tyre i parë. I pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa se si i është dukur familja e Rinës, Sin Boy është përgjigjur: “Shumë njerëz të mirë, shumë energji të mirë, i shikon dhe je i lumtur”. “Vec ke frike nga babi im, babin polic”, ka shtuar Rina me të qeshura.

Po ashtu reperja është takuar dhe me nënën dhe motrën e Sin Boy dhe ka treguar se ruajnë kontakte të mira.








