Para disa muajsh reperi i njohur Fero u largua nga labeli ‘On Records’, label nga i cili publikoi këngë që patëm shumë sukses. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Mirage” ai ka treguar arsyen e vërtetë që e shtyu të largohej.

Fero ka treguar se nuk është ndjerë rehat dhe i vlerësuar si artist, për këtë arsye është tërhequr. “Nuk ndihesha rehat në ‘On Records’. Kërkova të tërhiqesha, pata disa mosmarrëveshje derisa u tërhoqa, por u tërhoqa. S’kam qejf të ndahem keq me njerëzit që punoj, sidomos me dike që i them ‘vëlla’ e ha dhe pi me të. Por kur gjërat s’janë mirë dhe nuk janë në interesin tim, por të njerëzve të tjerë… interesi im është zero dhe i të tjerëve njëqind… Jam munduar të largohem e të shoh jetën time e karrierën time”, është shprehur ai.

Po ashtu reperi ka rrëfyer se nuk i pëlqen mënyra se si bëhet biznesi në këtë label. “Kam pasur sukses po nuk kam qenë rehat. Nuk kam mundur kurrë të shijoj suksesin. Sakaq, i pyetur nëse është i penduar se ka qenë pjesë e “On Records”, Fero përgjigjet: “Përsa i përket punës, Zap & Chriss janë producentë shumë të mirë. Përsa i përket biznesit, jam pishman gjithë jetën. Kam qenë i ri dhe nuk i dija gjërat, tani që i di jam pishman Fero kurrë s’ka fituar kurrë nga YouTube, Spotify, Deezer, Tidal. Fero ka fituar vetëm prej koncerteve”, tha Fero.






