Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Janar 2020, 22:10

Gruaja iu bë xheloze, Luana detyron Bujarin të japë sqarim live në emision

Në vitin 2018 bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin, ‘M’i dhe flakë mallit tim’ bëri namin dhe arriti miliona shikime në Youtube. Në një intervistë për ’21 Gradë’ Bujari shprehej se e shoqja kishte xhelozuar për skenat e klipit me Luanën. Mirëpo mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Shiko kush luan’, moderatorja e ka ‘detyruar’ të sqarojë publikisht të vërtetën.

‘Thonë që gruaja t’u bë xheloze për Luanën, është e vërtetë? Fajin e ke ti, sqaroje publikun’, i është drejtuar ajo. ‘Të jem i sinqertë gruaja nuk ka thënë gjë’, ka pranuar Bujari duke i hedhur poshtë skenat e lartpërmendura të xhelozisë. Në këtë moment Luana ka përshëndetur nga studioja të shoqen e këngëtarit, e cila jo vetëm që nuk ka xhelozuar por dëshiron t’i shikojë sërish bashkë në një bashkëpunim. ‘Gruaja më ka thënë kur po e bën këngën tjetër me Luanën’, ka vazhduar Bujari. Sic ka zbuluar Luana, një tjetër duet pritet nga dyshja gjatë këtij viti. ‘Gruas i themi në 2020’, tha ajo.