Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Janar 2020, 21:09

RTSH transmeton këngë serbe mbrëmjen e ndërrimit të viteve, reagojnë ashpër shqiptarët

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, RTSH ka transmetuar për publikun shqiptar një kolazh me muzikë serbe. "JOQ" ka publikuar një video ku dëgjohet një serb duke performuar dhe shqiptarët kanë reaguar ashpër.

Në faqen e Facebook-ut të RTSH-së, kanë mbërritur komente nga më ndyshmet, duke e cilësuar si turp gjestin e bërë. "Turp të keni. Para shumë vitesh shkonim nëpër burgje nga këto “vëllezërit tuaj” vetëm pse shikonim TVSH-në,kurse ju natën e ndrrimit të moteve me muzik serbe. Ah mjer ne me ju”, "TV i falimentuar"- shkruajne komentuesit.