Çifti i njohur i Showbizit Vesa Luma dhe Big Basta së bashku me djalin e tyre, Lianin janë shpërngulur në Zelandën e re që prej dy vitesh. Ata publikojnë vazhdimisht foto në profilin e Instagramit nga momentet e tyre familjare dhe së fundmi kanë zbuluar si e kanë pritur Vitin e Ri.

Vesa, Big Basta dhe vogëlushi Lian e kanë pritur 2020 ndryshë nga gjithë të tjerët. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shihet pranë familjes, buzë detit dhe të veshur me rroba verore. “Mirëseerdhe 2020”, ka shkruar Vesa krahas fotove.





