Reperja Rina Balaj është në një lidhje dashurie me reperin e njohur SinBoy, me të cilin që pas rikthimit në rrjete sociale ka publikuar fotografi duke mos e mbajtur të fshehtë. Mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që shumica e VIP-ave kanë publikuar foto gjatë darkave familjare, ose vetëm por të kuruar deri në detaje, Rina ka zgjedhur të kundërtën.

Reperja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto në ‘gjendje shtëpië’, ku shihet në krevat duke qeshur pranë të dashurit, duke treguar si e ka kaluar mbrëmjen dhe si e ka nisur këtë vit të ri.






