Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Janar 2020, 16:04

Klanifornian apo Portokallinë? Ja kë ndoqën shqiptarët në natën e ndërrimit të viteve

Mbrëmjen e djeshme dy televizionet më të mëdha në vend, TV Klan dhe Portokalli transmetuan dy spektakle humori shumë të ndjekur "Klanifornia" dhe "Portokallia". Në të dy programet u rikthyen personazhe shumë të dashur për publikun. Në "Klanifornia" u rikthyen SHBLSH ndërsa në "Portokalli" prezantuesë e aktorë që kanë interpretuar dikur. Mbrëmjen e djeshme "Xing.al" publikoi një sondazh ku ju votuat programin që po ndiqnit. Sipas sondazhit, me 54% të votave shqiptarët kanë parë më shumë Portokallinë.

Megjithatë Jul Deda ka bërë të ditur në një postim se sipas kompanisë së matjeve Telemetrix, rezulton se Klanifornia ka qenë programi më i ndjekur.

"Shqiperia mbreme foli Klanifornisht. Faleminderit shqiptareve, qe zgjodhen masivisht te qeshin me humorin e Klanifornia. Nuk kam bere as nuk do bej kurre lufte audience me askend, sepse nuk eshte ky qellimi as i imi as i stafit tone por nuk mund te rrija pa ju falenderuar ju si publik per besnikerine dhe sigurisht stafin tone nga i pari tek i fundit per punen e shkelqyer, gje e cila i reflektua duke arritur qe Klanifornia te ishte e para ne shikueshmeri naten e nderrimit te viteve. Respekt gjithashtu per punen e secilit staf te secilit spektakel humori qe u shfaq mbreme ne ekranet e shqiptareve, te cilet me shume se gjithçka tjeter kane nevoje jetike te qeshin. Bravo te gjitheve dhe vit te mbare. Edhe nje here, shume faleminderit. Ne te tilla raste jua shperblefshim", shkruan Juli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on