Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Janar 2020, 15:03

Ribashkohen pas 11 vitesh Rebelët, grupi jep lajmin e shumëpritur

Në natën e ndërrimit të viteve, grupi më i famshëm "Rebelët" janë bërë bashkë pas 11 vitesh. Të gjithë anëtarët e grupit Roberta, Anahi, Mia, Xhovani, Migeli dhe Diego kanë postuar në rrjete sociale një foto të tyre së bashku, ku shfaqen të përqafuar dhe urojnë Vitin e Ri.

"Rebelët" ishte një nga grupet më të dashur për publikun që u bë i njohur në vitin 2004 në telenovelën "Rebelde". Pas telenovelës, ata vazhduan së bashku duke publikuar këngë e duke mbajtur koncerte deri në vitin 2009.

Ribashkimi i tyre ka nisur edhe thashethemet se grupi po rikthehet pasi prej kohësh ishte përfolur për një rikthim të tyre në muzikë ose me ndonjë serial të ri. Mbetet të shohim.