Në muajin tetor të vitit që lamë pas, aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë të cilin çiftin e pagëzoi me emrin Dard. Mbrëmjen e Vitit të Ri, Gazi ka postuar për herë të parë një foto familjare. Aktori shfaqet krah Irës, duke mbajtur në duar Dardin, teksa ndodhen në shtëpinë e tyre të ngrohtë.

"Gezuar Dard! Gezuar Ira! Gezuar gjithe Botes! Dard i mbare ky vit!", shkruan Gaz Paja.

